Shkolla jonë · Hapja zyrtare

Një vështrim brenda shkollës sonë

Pamje nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Prishtinë dhe nga ceremonia e hapjes zyrtare — hapësirat tona moderne, klasat, laboratorët dhe momentet që shënuan fillimin e një rrugëtimi të ri në arsimin mjekësor në Kosovë.

Themeluar 2024 · Prishtinë

Shkolla e Mesme
e Mjekësisë

Formim profesional në fushën e shëndetësisë në Prishtinë — me mundësi pune në Austri pas diplomimit, në bashkëpunim me Kasën e Sigurimeve Shëndetësore të Austrisë së Epërme.

Mundësi
Pune në Austri
3 vite
Trajnim
EU
Standard

Misioni Ynë

Edukim mjekësor me standarde austriake

Ne ndërtojmë urën mes Kosovës dhe Austrisë — duke përgatitur infermierë të kualifikuar që fillojnë karrierën e tyre direkt në sistemin shëndetësor austriak.

+

Standardet Austriake

Kurrikula është e harmonizuar me sistemin arsimor mjekësor të Austrisë së Epërme.

+

Mësues të Çertifikuar

Trajnerë me përvojë klinike nga Kosova dhe Austria, që mësojnë praktikën reale.

+

Mundësi Pune në Austri

Të diplomuarit kanë mundësi të nënshkruajnë kontratë pune me një institucion shëndetësor në Austri.

Kampusi ynë

Një ambient modern,
i dedikuar mjekësisë

Ndërtesa jonë në Prishtinë është projektuar posaçërisht për arsimin mjekësor — me klasa moderne, laboratorë praktikë, bibliotekë, zyra administrative dhe pajisje simulimi të standardit europian. Çdo hapësirë është menduar për t'u dhënë nxënësve mjedisin më të mirë të mundshëm për të mësuar.

12+
Klasa
2
Laboratorë
1
Bibliotekë

Galeria · Shkolla jonë

Hapësirat tona

Një vështrim brenda shkollës — klasa, laboratorë, zyra dhe materialet didaktike që mundësojnë formimin tonë profesional.

Ndërtesa e Shkollës së Mesme të Mjekësisë
Klasa moderne me mur të verdhë
Modele anatomike — sistemi respirator
Klasa me mur blu për mësimin teorik
Manekin simulimi për praktikë infermierie
Klasa moderne për mësim

Bashkëpunim me Austrinë · 2026

Mëso në Austri,
qysh gjatë shkollimit

Ne punojmë ngushtë me Austrinë — dhe kjo nuk fillon pas diplomimit. Gjatë gjithë periudhës së shkollimit, nxënësit tanë kanë mundësi reale të mësojnë në Austri përmes vizitave studimore, ekskursioneve dhe praktikave të organizuara në spitalet austriake.

Vizita më e fundit në Austri në vitin 2026 i çoi nxënësit tanë drejt e në Salzkammergut Klinik në Gmunden dhe Vöcklabruck, si dhe në një laborator privat dentar në Köflach — një përvojë treditorëshe që e kthen teorinë në praktikë dhe i afrojë prindërve më afër suksesit të shkollës sonë.

Shiko vizitën në Austri 2026 →

Ngjarjet tona

Momente që na përfaqësojnë

Të gjitha ngjarjet →

Fillo udhëtimin tënd në mjekësi

Regjistrimet për vitin shkollor 2026–2027 kanë filluar. Vendet janë të kufizuara.

Apliko tani